28-vjeçari akuzohej nga e dashura për abuzim seksual dhe po ndiqej nga policia

Vret veten live në istagram  një ‘influencer’ makinash në rrjetet sociale , teksa forca të shumta policie ishin vënë në ndjekje të tij.

28-vjeçari Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, akuzohej nga e dashura për abuzim seksual ndaj saj si dhe ushtrim dhune ndaj nënës së djalit të tij.

Blogeri, i cili ishte shumë i njohur në garat me makina, e kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuan fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste, shkruan Daily Mail.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMË X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

Klan News