Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë Bitcoin në botë


Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë Bitcoin në botë

08:17 19/05/2021

Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë Bitcoin në botë. Në Bequia, me një sipërfaqe prej vetëm 18 km2 në arkipelagun e St Vincent dhe Grenadine, rezidentët do të paguajnë vetëm në kriptovalutë çdo të mirë materiale, prona, shërbime dhe madje edhe ushqimet.

Projekti ka lindur nga ideja e një poseduesi në fushën e pasurive të patundshme, që parashikon të ndërtojë 39 vila luksoze, dyqane, një “club houese” dhe ndërtesa të tjera me zyra, banesa e shërbime. Pronat mund të blihen vetëm duke përdorur kriptovalutën, çmimet e të cilave janë të bllokuara gjatë transaksioneve për të evituar probleme.

Ideatori Storm Gonsalves shpjegon se blerja e pronave në Kriptovalutë, në të ardhmen do të jetë bëhet gjeja më normale. Sipas tij ky është momenti i eksperimentimit të një forme alternative të financimit, por edhe një mënyrë e mirë për të bërë marketing. Pra, kriptovaluta duket se do të jetë e ardhmja ne pagesat dhe transaksionet e njerëzimit.

Klan News







Të ngjashme