Korriku sjell temperatura deri në 40 gradë

I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të shkojnë deri në 40 gradë, në hije.

Po aq të nxehta sa ditët parashikohen të jenë dhe netët përgjatë kësaj jave. Këto temperatura aspak normale pritet të zgjasin vetëm një javë

Sinoptikanët parashikojnë që përgjatë verës të kemi disa episode me ditë ekstremisht të nxehta.

Tv Klan