Një kaos i vërtetë, 4 shenjat që nuk kombinojnë me Shigjetarin


Një kaos i vërtetë, 4 shenjat që nuk kombinojnë me Shigjetarin

16:29 17/11/2023

Energjik, aventurier dhe i zjarrtë, një Shigjetar mund të mos jetë shenja që përshtatet mirë me të tjerat. Kudo që një Shigjetar shkel, gjërat janë më të mëdha, më të gjalla, më të zhurmshme. Ai është një kometë, por mund të jetë e vështirë të pastrosh pluhurin që lë pas.

Edhe pse dalja nga rutina është e nevojshme herë pas here, ka një kufi kur vjen puna te papashikueshmëria. Megjithëse nuk mund ta gjykojmë Shigjetarin vetëm nga këto karakteristika sepse harta astrologjike e çdokujt është e ndryshme, marrëdhëniet mes tij dhe 4 shenjave të zodiakut nuk janë të lehta.

Shigjetari dhe Demi

Demi është një shenjë toke fikse që do të parashikojë në marrëdhëniet e veta. Ai do të dijë se për çfarë po përfshihet dhe nëse mund të mbështetet. Kjo shenjë merret me paranë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e një të ardhmeje të frytshme. Shigjetari i trembet përkushtimit në një marrëdhënie përveç rastit kur e ndan mendjen, në të kundërt nuk e sakrifikon lirinë e tij. Nëse një Shigjetar do rrezikun, Demi do sigurinë dhe marrëdhënia bëhet kontradiktore. Por nëse arrijnë ta kapërcejnë, mund të farkëtojnë një marrëdhënie që do iu zbulojë një botë të re.

Shigjetari dhe Gaforrja

Që Shigjetari të mund të jetojë aventurën, nuk përfshihet në emocione, ndërsa Gaforrja ëndërron me sy hapur për t’i procesuar. Thelbi i saj është dashuria, intimiteti dhe marrëdhëniet familjare. Gaforrja do të ndërtojë familje dhe të lejojë që dikush të zbulojë pjesën më të thellë dhe të butë të zemrës së saj. Por një Shigjetar eksplorues dhe i papërmbajtur nuk është dakord. Ky kombinim nuk është i zakontë, por një Gaforre mund të jetë energjike. Ajo është shenjë kardinale dhe iniciatore. Shigjetari mbyllet përpara emocioneve, por nuk i reziston entuziazmit të Gaforres.

Shigjetari dhe Virgjëresha

Çdo shenjë zjarri ka një vullkan krenarie. Por kush është kërcënimi më i madh ndaj krenarisë? Një Virgjëreshë. Kjo shenjë e ndryshueshme toke sheh të metat dhe gabimet që duhen korrigjuar. Shigjetarit nuk i intereson fakti që bën gabime sepse kërkon diçka më të madhe dhe për të është më i rëndësishëm udhëtimi se sa destinacioni. Virgjëresha që kritikon çdo lëvizje të tij prish gjithçka. Gjithsesi, Shigjetarit i duhet një tjetër këndvështrim, ndërsa Virgjëresha duhet të çlirohet disi. Këto shenja kanë më shumë se sa mendojnë për të mësuar nga njëra-tjetra.

Shigjetari dhe Bricjapi

Gjëja e fundit që Shigjetari do është realisti tradicional që gjykon veprimet e tij. Bricjapi e ka të rëndësishëm reputacionin dhe do që të përmbushë misionin e vet ndërsa Shigjetari nuk e vret mendjen se çfarë ndodh. Dëshira e tij për aventurë dhe adrenalinë mund të mbytet nga pragmatizmi i pamëshirshëm i Bricjapit.

Nëse këto shenja do bënin një kompromis, pra Bricjapi të tregohej më pak i matur dhe Shigjetari të kultivonte disiplinën, mund të shkonin larg. /tvklan.al










Të ngjashme