John Kennedy u zgjodh president në vitin 1961 pasi mposhti Richard Nixon. Gjatë kohës që qëndroi në detyrë, puna e tij u shënua me tensione të larta në lidhje me shtetet komuniste të asaj kohe, për të treguar forcën në Luftën e Ftohtë. Kennedy vdiq në 22 Nëntor të vitit 1963 pasi u qëllua me një plumb në kokë.

Më poshtë do ju njohim me disa fakte që nuk i dini për ish-presidentin e SHBA-së.

  1. Kennedy ishte vetëm 43 vjeç kur u bë president, duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur ndonjëherë në SHBA. Ndërsa, Theodore Roosevelt është bërë president më i ri në moshë se ai, por e ka marrë detyrën pas vdekjes së William McKinley në vitin 1901. Roosevelt shërbente si zv/president, kur Amerikën e drejtonte McKinley.
  2. John Kennedy vdiq 46 vjeç, mosha më e re në të cilën ka vdekur një president i SHBA-së.
  3. Kennedy u plagos në një aksion në vitin 1943, kur anija e tij patrulluese u godit nga japonezët. Për trimërinë e treguar ai mori një medalje, “Purple Heart”, të cilën asnjë president tjetër nuk ka arritur ta fitojë.
  4. JFK raportohet se trashëgoi rreth 10 milionë dollarë për shkak të pasurisë së babait të tij, Joseph P Kennedy Sr.
  5. Ai është presidenti i fundit që ka mbajtur kapele ditën e inaugurimit.
  6. Në Shkurt 1962, ai bleu 1,200 puro kubaneze. Këtë e bëri pak para se të ndalonte tregtinë me Kubën.
  7. Kennedy vishte këpucë me porosi. Një nga këmbët ishte më e shkurtër se tjetra.

    /tvklan.al