Komediani, Volodimir Zelenski ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, por pa mundur të marrë shumicën e nevojshme. Ai rezulton se ka fituar 30.4 përqind të votave. I dyti është renditur kreu aktual i shtetit, Petro Poroshenko, i cili mori 17.8 përqind, ndërsa e treta ka dalë ish kryeministrja Julia Timoshenko.

Në bazë të ligjit, dy më të votuarit do të përballen në raundin tjetër, që do të mbahet më 21 Prill.

Kandidati favorit është aktori Zelenski. Ai është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”, ku luan rolin e presidentit.

Tv Klan