Mirëmbajtjen e tubacioneve të projektit të gazësjellësit TAP do ta bëjë një kompani publike shqiptare. Marrëveshja me konsorciumin Trans Adriatic Pipeline është mundësuar pas 6 muajsh negociatash dhe që prej vitit të ardhshëm do të hapë 50 vende të reja pune e do të gjenerojë miliona Dollarë të ardhura.

“Për herë të parë, një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndëssihëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit”.

Albania Gas Services është firma e cila do të bëjë mirëmbajtjen e tubacioneve të TAP. 75% e aksioneve të saj janë në pronësi të operatorit shtetëror të transmetitmit të gazit, Albgaz, dhe 25% të kompanisë publike italiane SNAM.

Tv Klan