Apple prezanton modelin e ri

Apple së fundmi ka paraqitur modelin e ri të kompjuterit që pritet të hidhet në treg. Bëhet fjalë për një kompjuter të bërë tërësisht nga qelqi dhe me një dizajn tejet të veçantë.

Ndryshe nga çdo kompjuter tjetër që është parë ndonjëherë, ai ka një pllakë xhami që e lejon kompjuterin të zvogëlohet në mënyrë të padukshme dhe më pas të zmadhohet sërish, në momentin që vendoset në përdorim.

Një model i tillë është shumë praktik për t’u mbajtur kudo me vete. Sipas Apple, ekrani mund të lëvizet ose edhe mund të veçohet nga pjesa tjetër.

Kompjuteri ka një model të veçantë në pjesën e prapme, e cila bën të mundur që disa prej pjesëve të tij të mos jenë transparente, por të fshehura në brendësi./tvklan.al