shtepia e fishtes

Dikur në këtë shtëpi jetonte At Gjergj Fishta. Sot, ajo është e rrënuar.

Ndërtesa dy katëshe ruan në brendësi të saj disa elemente që i përkisnin shkrimtarit, poetit e filozofit shqiptar.

Edhe pse shumë e vizituar, ajo asnjëherë nuk njohu një rikonstruksion në 23 vitet e fundit.

Kërkesa për të ndërhyrë sa më shpejt, vjen pasi Sabri Maxhuti, një biznesmen shqiptar nga Kosova u vetëofrua për të mbështetur financiarisht rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Apeli vjen në një kohë kur festohet 143 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës.

Tv Klan