Të Dielën në mbrëmje raketa SpaceX dërgoi katër astronautë në një udhëtim hapësinor, por në kabinën e ekuipazhit ishte dhe një udhëtar pa biletë, Baby Yoda.

Raketa u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Në të ndodheshin astronautët Mike Hopkins, Viktor Glover, Shannon Walker dhe japonezi Soichi Noguchi. Por ata ftuan në këtë udhëtim dhe një mik të veçantë.

Baby Yoda, një kukull prej pellushi fluturoi bashkë me astronautët në hapësirë. Por Baby Yoda nuk ishte aty pa qëllim. Lodrat e pellushit merren me vete në hapësirë për të kuptuar kur nis graviteti zero.  

Karakteri i show-t televiziv të Disney “The Mandalorian” do të eksplorojë galaktikën dhe do të kthehet në bazën e Internacional Space Station për t’u mbyllur për gjashtë muaj atje. Kjo konsiderohet qëndrimi më i gjatë për eksplorim në historinë e NASA./tvklan.al