Vanessa Bryant gjen një letër të shkruar nga Kobe

Ditëlindja e këtij viti për Vanessa Bryant ishte e dhimbshme sepse ajo në këtë ditë të rëndësishme nuk kishte pranë vetes bashkëshortin Kobe Bryant dhe vajzën e saj Gianna.

Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij Gianna humbën jetën si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Vanessa, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, bëri të ditur se ajo gjeti një letër që burri i saj i ndjerë shkroi për të para vdekjes së tij. Sipër zarfit ku ishte letra shkruhej: Dashuria e jetës sime.

“Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë. Më mungon dashuria e jetës sime dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. Do të doja që të ishim të gjithë bashkë. Dëshira ime e ditëlindjes”, shkruan Vanessa në postimin e saj./tvklan.al