Ekspertët e ekonomisë parashikojnë pasoja të rënda nëse futemi në karantinë

Mbyllja e mundshme e disa lloje biznesesh, dhe kryesisht e bareve dhe restoranteve, e cila është kërkuar fillimisht për zonën e ish-Bllokut nga Komiteti Teknik, nga ekspertët e ekonomisë shikohet si një vendim i gabuar që do të sjellë dëme të mëdha.

Baret dhe restorantet nuk janë biznes luksi sikur mund të klasifikohen në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Po përbëjnë 70-75% e të bizneseve në vend. Dhe nëse do të bëhet një mbyllje ekonomia do të vuaj pasoja shumë të rënda. Ekonomia jonë kishte probleme dhe para nisjes së pandemisë për shkak edhe të tërmetit”.

Për ekspertin Danaj, Shqipëria nuk duhet të marrë shembull masat e vendeve të bashkimit evropian, pasi ekonomia jonë është shumë e brishtë dhe rimëkëmbja pas një mbylljeje të dytë do të dojë shumë kohë.

Një tjetër shqetësim për të është rritja e mëtejshme e papunësisë si dhe largimi i forcave të punës jashtë vendit.

Klan Plus