Një shef policie në Indi është bërë subjekt i një historie të pazakonte. E teksa bëhej gati për të shkuar në punë ai është ndalur nga një mik i paftuar.

Mediat indiane shkruajnë se ndërsa po bëhej gati të vishte këpucët, Myank Awasthi zbuloi se në këpucë fshihej një gjarpër.

Polici u dërgua në spital pasi mendonte se ishte pickuar nga zvarraniku ndërkohë që po vishej. Por Awasthi nuk ishte pickuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se gjarpri qëndronte në këpucë prej disa kohësh. Sapo shefi i policisë ishte bërë gati për t’i veshur, zvarraniku doli në sipërfaqe./tvklan.al