Një mjet i tonazhit të rëndë del nga rruga, bllokohet qarkullimi në Llogara




Një mjet i tonazhit të rëndë del nga rruga, bllokohet qarkullimi në Llogara

11:38 23/01/2022

Policia e Vlorës njofton se në “Qafën e Llogarasë”, te vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të kenë kujdes për shkak të dëborës në disa akse./tvklan.al











Të ngjashme