Gjyshja e Jet është bërë tashmë një personazh i dashur për ndjekësit, sepse konkurrenti na ka folur shumë dhe me dashuri për të.
Madje, ajo u bë virale kur gjatë fazës së vilave Jet e mori në celular për t’i komunikuar vendimin, që ajo e priti mes shumë emocionesh.
E më në fund, gjyshja e Jet ka ardhur në “X Factor” dhe ka rrëfyer se si e sheh nipin e saj në këtë eksperiencë.
“Të uroj që të ecësh sa më shumë përpara. Të dua në finale”, tha ajo mes emocionesh dhe një përqafimi të ngrohtë me të në klipin e sotëm prezantues./tvklan.al