Të gjithë e kemi dëgjuar që një mollë në ditë mban doktorin larg. Studimi i fundit i kryer tregon përfitimet e konsumimit të mollëve dhe sugjeron që edhe vetëm një mollë në ditë mund të ulë rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.

Studimi evidentoi faktin se edhe një rritje e vogël e sasisë të frutave, perimeve dhe drithërave të plota që hani, mund t’iu ndihmojë për të parandaluar diabetin.

Studiuesit u shprehën se individët që konsumonin më shumë fruta dhe perime kishin deri në 50% për pak rrezik për t’u prekur nga diabeti.

Doktoresha Emma Elvin nga Mbretëria e Bashkuar, tha: Disa faktorë si mosha, prejardhja, historia familjare, që ndikojnë në diabetin tip 2 nuk mund të ndryshohen, por rreth tre në pesë raste mund të parandalohen nëse filloni të bëni ndryshime në stilin e jetës, siç është përvetësimi i zakoneve më të shëndetshme të ngrënies dhe rritja e niveleve të aktivitetit fizik.

Këto gjetje të reja të hulumtimit ofrojnë prova, se është e rëndësishme të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të zgjidhni ushqime integrale, të tilla si drithërat e mëngjesit, tërshërë, oriz kafe dhe bukë integrale. Të gjitha këto çojnë në një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të diabetit tip 2./tvklan.al