Juristja Mardiola Baco, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan rrëfeu për lidhjen e fortë me vëllain e vogël dhe faktin që u bë shkas ngulmimi i saj që ai të vinte në jetë. Ajo u shpreh se nuk mendonte kurrsesi të kishte një motër dhe kjo ka qenë e vetmja dëshirë që i ka mbetur e njëjtë në jetë sepse gjithnjë ka dashur që të ketë vëlla.
Sipas juristes, një motër do e kishte penguar zhvillimin dhe ambicien e saj apo ndërtimin e një marrëdhënieje me veten. Kjo ndez një diskutim në panelin e programit dhe juristja pohon se dikur konkurrenca nga një femër mund ta ketë bezdisur aq shumë sa i ka ndikuar edhe në dëshirat e mëmësisë.
Mardiola Baco: Mua motra do më kishte penguar.
Ermelinda Ndoja: Do të të kishte penguar ty?
Mardiola Baco: Do më kishte penguar sepse nuk më duhej një mama e dytë, tani të lutem.
Arba Gramo: E sigurt që nuk do kishe qenë kjo që je sot…
Mardiola Baco: Jo, do isha një njeri shumë i nënshtruar në rast se…
Arba Gramo: Nuk do ishe e nënshtruar, do ishe ndryshe.
Mardiola Baco: Po, sepse motra mund t’i ngjante… motra do më ulte më me këmbë në tokë.
Xhoi Jakaj: Jo.
Mardiola Baco: Mund të më ulte.
Xhoi Jakaj: Jo se nuk është motra ime fare…
Mardiola Baco: Është diferenca.
Xhoi Jakaj: Unë kam ditur të ndërtoj marrëdhënien me të.
Mardiola Baco: Po, por nuk e di…
Xhoi Jakaj: Pra nuk është frustruar kurrë nga unë.
Mardiola Baco: Po në qoftë se motra do t’i ngjante mamit, unë jam rebele, për mua do ishte problem, unë jam individualiste, për mua është shumë problem, nëse motra do i ngjante mamit për mua do ishte problem i dyfishtë që mua nuk më duhej.
Arba Gramo: Unë mendoj që nuk do ishe absolutisht kjo që je sot, do ishte një gjë tjetër, mbase më e mirë, mbase jo më mirë por kjo që je sot jo.
Mardiola Baco: Jo, e sigurt që s’do isha më mirë.
Katerina Trungu: Po mund të ishte një shoqe shumë e mirë.
Mardiola Baco: Shiko, unë përderisa e ceka në fillim kam mësuar të bëj shoqëri me veten. Kam 2-3 njerëz që… bëj shaka jo se i flas 2-3 njerëzve, por bëj mbledhje me veten time. Mua më mjafton kjo.
Katerina Trungu: Të mjafton vetja.
Mardiola Baco: Më mjafton vetja, më mjafton familja, më plotëson, më ka plotësuar im atë deri ditën që ishte gjallë, mami, vëllai.
Katerina Trungu: Të ka plotësuar edhe fakti që je nënë e një vajze ndoshta.
Mardiola Baco: Po, ndoshta dhe kjo. Edhe kjo, por kam kundërshtuar, po të dini edhe këtë histori atëherë do më bjerë gjithë Shqipëria me gurë.
Ermelinda Ndoja: Do doje t’i bëje vajzës një motër?
Mardiola Baco: Nuk kam dashur të lind vajzë.
Ermelinda Ndoja: Pse?
Mardiola Baco: Nuk e di pse, nuk e di arsyen, ndoshta vërtet unë kam qenë shumë ambicioze për të pasur një femër përballë vetes, dikur./tvklan.al