“Një mundësi e dytë”, seriali më i ri në Tv Klan

“Një mundësi e dytë”, seriali më i ri në Tv Klan

20:41 16/09/2019

“Një mundësi e dytë”, është seriali më i ri në Tv Klan, i cili prej datës 3 Shtator ka rrëmbyer vëmendjen e teleshikuesve. Ylli Brazilian, Giovanna Antonelli e njohur në Shqipëri me rolet që ka pasur në seriale të tjera, është protagonistja kryesore në këtë prodhim të vitit 2018-2019.

Ky serial është cilësuar si më i suksesshmi në Brazil. Fillimisht historia është vendosur në Salvador, në vitin 1999, ku jeton familja Falcao. Beto, një nga katër djemtë e familjes, është një këngëtar i famshëm, por keqmenaxhimi i karrierës së tij nga i vëllai Remy, ka vendosur në rrezik situatën e tyre financiare. Për të mos humbur shtëpinë në të cilën jetojnë, Beto pranon të performojë në Aracaju, por ai humbet avionin, që rrëzohet më pas.

Vdekja e tij e rreme e ngjit atë në majë të klasifikimeve si artist. Por i detyruar të arratiset për të filluar një jetë të re, me një identitet tjetër, si Migel, ai takohet me Lusian, një nënë e divorcuar me dy fëmijë. Te dy bien në dashuri dhe së shpejti fillojnë planet për martesën, por Lusia nuk e di ende identitetin e Migel.

Një krim i stisur rrënon një dashuri të madhe. Ish-bashkëshorti i Lusias përpiqet të vrasë Beton, por do të jetë Lusia që në mënyrë aksidentale do të vrasë ish-bashkëshortin e saj. Ajo tashmë është një e arratisur dhe niset drejt Islandës ku bëhet e famshme si Dj Ariela. Historia rikthehet 20 vite më pas, ku secili ka nisur një jetë të re, larg njëri-tjetrit. Ish-Lusia, tashmë Dj Ariela duhet të ribashkojë familjen e saj dhe të rigjejë dashurinë e humbur. Për të zbuluar gjëra më interesante dhe se çfarë do të ndodhë në vazhdim të këtij seriali ishte i ftuar në emisionin “Rudina” drejtori i Programacionit të Televizionin Klan, Albert Dumani.

“Historia është shumë interesante, sepse nis me Beto Falcaon, i cili është një artist i dorës së dytë. Ai niset në një koncert dhe humb avionin, ai avion më pas rrëzohet. Pas rrëzimit të avionit del lajmi i vdekjes së tij dhe fama bëhet edhe më e madhe. Familja e tij e bind që të hiqet si i vdekur sepse po përfitonin të ardhura të mëdha për shkak të shitjes së albumeve ndërkohë që ishin në krizë. Ai shkon në një ishull dhe aty personazhi kryesor njihet me Lusian. Ajo mbetet shtatzënë. Ndërkohë Beto ishte i martuar. Tashmë jemi në fazën që Ariela është rikthyer pas 20 vitesh dhe kërkon të ribashkohet me dy fëmijët e saj. Vajza nuk e njeh të ëmën sepse kanë kaluar 20 vjet. Ajo është takuar me të si të shihte një fanse dhe nuk i ka thënë që është nëna e saj. Ndërkohë me djalin nuk është takuar ende”, tha Dumani./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori