Një muze për shqiptarin që revolucioni artin e fotografisë duke fiksuar në celuloid lëvizjen. Ndërtesa e ndodhur në qendër të Korçës e njohur si shtëpia e rumunëve, do të jetë shtëpia artistike e Gjon Milit.

Restaurimi është mbyllur. Ai është i organizuar në tre mjedise, ku më përfaqësuesja do të jetë ajo që i dedikohet shpikjes së shekullit, siç u quajt në vitet ‘30, fotografimi stroboskopik.

Njohja me artin e Gjon Milit do të vijë përmes 240 fotografive. Muzeu i kapërcen kufijtë e një vlere kombëtare. Gjon Mili është një artist ndërkombëtar. Familja e tij emigroi kur ai ishte 5 vjeç në Rumani e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas diplomimit si inxhinier elektrik, përkushtimi i tij ishte fotografia.

U bë i pari që përdori fleshin elektronik dhe dritën stroboskopike. Punoi për vite si fotoreporter për revistën “Life” dhe hyri në histori përveç se para aparatit të tij pozuan më të rëndësishmit e periudhës në të cilin jetoi si Frank Sinatra, Alfred Hitchcock, Igor Stravinsky apo Sophia Loren, por edhe si njeriu që fotografoi Pablo Picasso-n duke pikturuar me dritë.

Tv Klan