Dy tenorët e mirënjohur, Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha po bëhen gati t’i sjellin publikut në këtë fundjavë një natë europiane. Me një repertor të përzgjedhur me kujdes, artistët synojnë t’i dhurojnë publikut momente ku kultura muzikore nuk do të ketë kufij.

Nën tingujt e muzikës europiane, dy emrat e mëdhenj të skenës, kanë zgjjedhur ta pasurojnë natën koncertale edhe me të ftuar specialë, si Vikena Kamenica, Sabri Fejzullau dhe Zeqir Sulkuqi. Skenës do t’i bashkohet edhe artisti i mirnjohur Ardian Trebicka.

Në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë as muzika klasike, e as ajo bashkëkohore, mes të ftuarve janë edhe sopranoja, Ardita Meni dhe artistja e re nga Italia Anina Papasergio. Për gjithë publikun artdashës, Nata Europiane do të mbahet me 31 Maj në orën 20:00.

Tv Klan