Dhomat pa mure dhe çati hapen në Korrik

Të kalosh një natë në mes të alpeve, në këtë krevat luksoz, në ajër të pastër, me qiellin si çati është e mundur në Zvicër.

Projekti quhet Zero Real Estate dhe është fantazi e vëllezërve binjakë Frank dhe Patrik Riklin, në bashkëpunim me partnerin e tyre Daniel Charbonnie.

Artistët konceptualë kanë si qëllim të shpërbëjnë qasjen tradicionale të mikpritjes në vendin e njohur për resortet luksoze, por edhe për t’i dhënë një tjetër interpretim pasurive të patundshme, të cilat thuajse në të gjitha rastet konceptohen me hotele apo ndërtesat luksoze.

Një natë në këtë dhomë pa limite kushton 295 franga zvicerane. Pa mure dhe çati, kjo dhomë të vesh me një ndjenjë çlirimi, lirie dhe ndoshta nuk mund të ketë zgjedhje me të mirë për të shijuar një natë vere.

Rezervimet nisin për pak ditë, kurse suitat hapen më një Korrik.

Tv Klan