Kjo është situata në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat. Qytetarët presin në rradhë të gjata për t’u testuar për Covid. Sipas drejtorit të kësaj ambulance, Besar Hysi, muaji Janar ka sjellë rritje të numrit të rasteve me Covid. Aktualisht një në tre të testuar rezulton i infektuar.

Sipas mjekut personat që rezultojnë me Covid nuk kanë simptoma të rënduara.

Veç testimit, në rritje janë edhe kërkesat e qytetarëve për t’u vizituar te mjeku i familjes, duke sjellë një ngarkesës të sistemit shëndetësor parësor.

Sipas mjekëve të familjeve, vizitat janë shtuar shumë edhe tek fëmijët, pasi përveç koronavirusit në qarkullim është edhe gripi, por edhe viroza të shumta të cilat rëndojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve.

Klan News