Okulistja: Teknologjia po dëmton rëndë sytë e fëmijëve, rritje të problemeve sidomos te fëmijët 1-5 vjeç

Problemet e shikimit te fëmijët janë rritur ndjeshëm, sidomos me rritjen e përdorimit të teknologjisë. Nga vizitat okulistike rezulton se një në 3 fëmijë ka probleme dhe dëmtime të syrit. Probleme të cilat  po hasën që në moshat e vogla pediatrike dhe nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.

Okulistja Suzana Nuellari tregon se kryesisht mbizotëron miopia te fëmijët.

Mjekja u bënë apel prindërve që të mos i lënë fëmijët për një kohë të gjatë para televizorit, ndërkohë që telefonat sipas saj duhet të eliminohet totalisht sidomos për fëmijët nën 5 vjeç.

Për shkak të rritjes së problematikave të shikimit te fëmijët ministria e shëndetësisë ka miratuar programin kombëtar të depisimit të shikimit për fëmijët e moshës shkollore.

Klan News