Është e vështirë të besohej se një gruaja e lidhur me zinxhirë në shtratin e mbuluar me jashtëqitje dhe e rrethuar nga ushqimi i prishur dhe me minj përreth, ka qenë një nga gratë më të bukur në Francë.

Nëse kjo ngjarje nuk do raportohej nga një burim anonim, shanset ishin që Blanche Monnier të kishte vdekur në atë dhomë pa dritare ashtu siç kishte planifikuar nëna e saj.

Historia e Blanche është një nga rastet më të tmerrshme të burgimit të detyruar në historinë njerëzore e cila edhe pse ka rreth një shekull që ka ndodhur, sërish rrënqeth mishin e të gjithëve kur e dëgjojnë.

Në 1876, kur Blanche ishte 25 vjeç, ajo takoi një burrë me të cilin donte të martohej, por ai nuk i përmbushi pritjet e larta të Madame Monnier.

Nëna e saj ishte e ve, kështu që ajo po mbështetej në vajzën e saj të bukur për t’u martuar me dikë të pasur, në mënyrë që ajo të mund ta mbante familjen në standardin e lartë që ishin mësuar.

Blanche i bëri të qartë nënës së saj se ajo nuk do të martohej me asnjë nga pretenduesit që kishte zgjedhur për të dhe ajo gjithmonë do të zgjidhte dashurinë mbi paratë … por më pas ajo thjesht u zhduk.

Madame Monnier dhe djali i saj Marcel e mbyllën Blanche në një dhomë pa dritare dhe e lidhën me zinxhirë në një shtrat. Ata i thanë fqinjëve që dëgjonin britmat e saj se ajo ishte çmendur, që të qarat dhe të bërtiturat e saj të mos ngrinin dyshime.

Nënë e bir pretenduan se ajo kishte vdekur dhe ata thjesht vazhduan me jetën e tyre sikur ajo të mos kishte ekzistuar kurrë. Por në të vërtetë ajo ekzistonte dhe ajo ishte vetëm disa metra larg tyre, duke u kalbur ngadalë në një dhomë të kyçur.

Blanche mbeti e lidhur me zinxhirë në një shtrat në atë dhomë deri në moshën pesëdhjetë vjeç. Ajo u detyrua të bëntë jashtëqitjen aty ku flinte, ushqehej vetëm nga copëzat e hedhura në shtratin e saj të pistë nga një shërbëtor dhe u injorua plotësisht.

E lënë në errësirë ​​për gjithë atë kohë, e kequshqyer dhe e vetme mes minjve dhe jashtëqitjes, Blanche u çmend dhe humbi aftësinë për të folur me fjali të plota.

Por më 23 Maj 1901, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Parisit mori një letër misterioze, ku lexohej: “Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kam nderin t’ju informoj për një ngjarje jashtëzakonisht serioze. Një grua është mbyllur në shtëpinë e Madame Monnier, gjysmë e uritur dhe jeton në një dhmë të pistë për 25 vite mes jashtëqitjes së saj.

Policia ishte ne dyshime sepse Monniers ishin një familje e respektuar aristokratike, por gjithsesi shkuan për të hetuar.

Ata vunë re një derë të kyçur, e hapën atë dhe u goditën menjëherë nga era e keqe e dhomës së mbyllur të pa ajrosur.

Një dëshmitar tha: Ne menjëherë dhamë urdhërin për të hapur dritaren e bllokur. Sapo drita hyri në dhomë, ne vumë re, në pjesën e pasme, të shtrirë në një shtrat, kokën dhe trupin e një gruaje të mbuluar nga një batanije e pistë, e cila u identifikua si Mademoiselle Blanche Monnier.

Gruaja ishte shtrirë plotësisht e zhveshur në një dyshek kashte të kalbur. Rreth saj ishte formuar një lloj kore e bërë nga jashtëqitja, copa mishi, perime, peshk dhe bukë të kalbur.

Ne gjithashtu pamë insekte që kalonin nëpër shtratin e Mademoiselle Monnier. Ajri ishte aq i rënduar dhe e fortë saqë ishte e pamundur për ne të qëndronim më gjatë për të vazhduar me hetimin tonë.

Madame Monnier dhe Marcel u arrestuan dhe Blanche, i cili ishte afër vdekjes dhe i tmerruar nga rrezet e diellit pas 25 vitesh në errësirë, u dërgua me urgjencë në spital.

Çuditërisht, ajo jetoi edhe 16 vjet të tjera, dhe Blanche, e njohur si La Séquestrée de Poitiers në Francë vdiq në 1913 në një spital psikiatrik në Blois.

Mamaja e saj vdiq në burg 15 ditë pasi ajo u arrestua, dhe vëllai i saj një avokat apeloi dënimin e tij me 15 muaj burg dhe përdori njohuritë e tij ligjore për të shmangur dënimin. /tvklan.al