Turneu numër 32 për herë të parë pa tifozë

Lojërat Olimpike i kanë rezistuar më shumë se një shekulli, i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe bojkoteve politike, por nga sot përballet me atë që është ndoshta sfida e saj më e madhe, një Olimpiadë e mbyllur, pa tifozë në shkallët e impianteve sportive dhe nën masa të rrepta sigurie.

Atletët dhe pjesa tjetër e familjes Olimpike është në mesin e dy betejave, atë sportive dhe pandemisë së koronavirusit, sepse në Tokio përveç luftës për medaljet, të gjithë do të duhet t’i nënshtrohen testeve ditore PCR, duke u lutur që rezultati të mos jetë “pozitiv”. Edhe nëse kjo ndodh, ata nuk do të përjashtohen nga gara, por do zëvendësohen me një tjetër sportist. Quajeni Olimpiada e maskës dhe e masave të jashtëzakonshme shëndetësore.

Lufta për komitetin organizues ka qenë titanike që nga vendimi historik në Mars 2020 për të shtyrë Lojërat me një vit, kur pandemia filloi të infektonte botën. Kishte zëra për një pezullim përfundimtar, pothuajse gjithmonë nga Japonia, të frikësuar nga kolapsi financiar që do të sillte mbajtja e tyre. Por lojërat Tokyo 2020, të cilat mbajnë edhe emërtimin parësor, do të zhvillohen.

Shtyrja e Lojërave Olimpike dhe masat anti-Covid sollën një kosto shtesë prej 2.3 miliardë Euro, e cila rriti buxhetin zyrtar në 13 miliardë. Mungesa e tifozëve i ka hequr një shumë prej 800 milionë Euro, fitimeve të organizatorëve. Pandemia deri më tani e ka lënë sportin në plan të dytë dhe përjashtim nuk bën as Olimpiada e 32 në histori. Le të kryqëzojmë gishtat se nga sot Lojërat janë ato që kanë qenë gjithmonë: një luftë emocionuese mes atletëve më të mirë në planet.

Klan News