Si ka qenë Toka antike

Toka antike mund të ketë qenë e mbuluar e gjitha nga uji. Kështu mendojnë shkencëtarët pas gjurmëve kimike të gjetura në shkëmbinj të brendshëm në Australi. Sipas tyre, studimi i fundit i Universitetit të Colorados hedh hipotezën për një oqean global dhe pa kontinente.

Kërkuesit kanë zbuluar në sitin arkeologjik në rajonin e Panoramës në veriperëndim të Australisë gjurmë të kores antike oqeanike, që është jo pak, por 3.2 miliardë vjeçare.

Kanë studiuar qindra kampione shkëmbore që ruajnë ndërveprimin me ujin. Ndër përbërësit kimikë të gjetur kanë izotopet e oksigjenit, ai 18 dhe 16. Prezenca e lartë e izotopit 18 është një statistikë që sugjeron mungesën e trojeve mbi ujë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur mikrokontinente në lindjen e tyre.

Klan Plus