Në rrethinat e Tiranës do të zhvillohet një projekt për parkun e ri të Artit. Është kryeministri Edi Rama që jep lajmin.

Ai thotë se aty do të krijohet një hapësirë e bukur për turistët, artdashësit dhe fëmijët, por do të jetë edhe një destinacion i ri për turistët.

Për këtë arsye kreu i qeverisë ka zhvilluar këtë të martë një takim me Kengo Kumën, një arkitekt i njohur bashkëkohor.

“Kryeministria – Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej në këtë takim nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja./tvklan.al