Pajisjet me lazer nuk janë më ekskluzivitet i teknologjisë mjekësore dhe ushtarake. Ky parukier për femra në Madrid ka zëvendësuar gërshërët e flokëve me një pajisje me lazer.

Alberto Olmedo ka pak kohë që e përdor këtë teknologji revolucionare tashmë ka rënë në duart e berberëve. Ai thotë se tani ka në dorë “veglën perfekte”.

“Për të prerë fundet e flokëve me gërshërë, me thikë, shpatë ose katanë mund të krijohen probleme nëse nuk janë të mprehta aq sa duhet. Por me lazerin, tani nuk e kemi më problem”.

Për shkak të mjeteve të çuditshme që ka përdorur për prerjen e flokëve, Olmedo njihet në gjithë Spanjën si “Parukieri Ninxha”.

Tv Klan