Një pasaportë për Miss Kosovën



Një pasaportë për Miss Kosovën

23:15 16/10/2019

Ka kaluar 1 javë kur Fatbardha Hoxha rrëmbeu kurorën e Miss Universe Kosova 2019. Por emocionet e asaj nate, vazhdojnë ta shoqërojnë ende, këtë herë më të forta, pasi përgjegjësia që ka marrë mbi supe është goxha e madhe.

Pjesëmarrja e saj në konkurs  nuk është e rastësishme. 21-vjeçarja i tha në mënyrë kategorike jo ftesës për të konkurruar me më të bukurat e Kosovës, por në momentin e fundit diçka ndryshoi.

Të jesh vetëm e bukur në Miss Universe nuk mjafton, pasi një person që mbart një kurorë të  tillë, duhet të japë kontributin e saj në shoqëri, për të qenë shembull për të tjetër.

Miss Universe 2020 deri më tani është vendosur të zhvillohet në Korenë e Jugut, por një tjetër alternativë janë dhe Filipinet, të cilët ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Qëllimi kryesor i Fatbardha Hoxhës është rrëmbimi i kurorës si më e bukura e botës, por sido që të jetë pjesëmarrja në një kompeticion të tillë sjell gjithmonë mundësi të reja, për të cilat shqiptarja nga Kosova është gati t’i mirëpresë.

Klan Plus




Të ngjashme