E dyta më e madhja në historinë e SHBA

Një biletë e vetme u shpall fituese për një xhekpot të lotarisë Mega Millions prej 1.3 miliardë Dollarësh. Ajo ishte shitur në Illinois në dyqanin e një karburanti, në periferi të Çikagos.

Mbajtësi i biletës fituese është ende i paidentifikuar. Ai pagoi për të vetëm 2 Dollarë ndërsa kishte shënuar me saktësi të gjashtë numrat.

Tashmë ai ka të drejtën të tërheqë në një dorë të vetme 780.5 milionë Dollarë ose të pranojë të marrë një pagesë vjetore për 30 vjet.

Një pjesë e madhe të çmimit shkon për tatimet. Për herë të fundit ky xhekpot u dha në Prill ku fituesi kishte marrë 20 milionë Dollarë.

Zyrtarët thanë se ky është xhekpoti më i madh i fituar ndonjëherë në shtetin e Illinois dhe i dyti më i madh në historinë 20-vjeçare të lojës. Shifra më e madhe e dhënë ndonjëherë nga kjo lotari është 1.5 miliardë Dollarë e fituar në Karolinën e Jugut në Tetor 2018.

Gjysma e të ardhurave nga shitja e çdo bilete i mbetet shtetit përkatës të cilat shpenzohen për pensione, arsim ose punonjësve publikë. Një shumë të konsiderueshme merr edhe shitësi i biletës.

Klan News