Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë të Kosovës.

Sipas mediave vendase, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet nuk dihen ende.

Trupi i të ndjerit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe do të priten analizat për të mësuar shkaqet e vdekjes. /tvklan.al