Riinfektohet pas 3 muajsh një personel shëndetësor

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, epiqendra e të cilave vijon të jetë Tirana. Mes të infektuarve është edhe një personel shëndetësor i cili është infektuar për herë të dytë.

“Janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”.

Ne 24 orët e fundit një tjetër paciente ka ndërruar jetë duke e çuar ë 34 numrin e viktimave të shkaktuara nga Covid.

“Një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese”.

Në spitalin infektiv ka patur shtrime të reja ndërsa është rritur numri i pacienteve në terapi intensive.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Që prej fillimit të epidemisë ne 9 Mars, janë infektuar 1232 persona, prej të cilëve 925 janë shëruar ndërsa janë aktivë  273 persona, 70% e cilëve janë në Tiranë.

Tv Klan