Sulmoi kalimtarët dhe policinë me thikë

Policia norvegjeze neutralizoi mëngjesin e sotëm një person që kërcënonte kalimtarët me thikë në rrugët e Oslos.

Në momentin e mbërritjes së një patrulle, agresori sulmoi forcat e rendit të cilat hapën zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

Raportohet se një polic është plagosur lehtë. Autoritetet thanë se deri tani nuk kanë gjetur prova për ta cilësuar një akt terrorist.

Tv Klan