“Një përvojë unike”, babai i Dua Lipas flet për vizitën në Tiranë: Faleminderit që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes suaj


“Një përvojë unike”, babai i Dua Lipas flet për vizitën në Tiranë: Faleminderit që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes suaj

18:00 24/07/2021

“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes suaj. Me dashuri dhe respekt. Familja Lipa”, kështu shprehet në një postim në rrjetet sociale Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Gjatë vizitës së tyre në Tiranë, Dua dhe babai i saj, i cili është njëkohësisht menaxheri i këngëtares, përveç kryeministrit Edi Rama, u takuan edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në herën e saj të dytë në Shqipëri Dua Lipa erdhi jo vetëm si ylli i muzikës ndërkombëtare, por me petkun e një misioni humanitar. Para gazetarëve ajo u shpreh se projektet e ndërmarra nga fondacioni i saj SunnyHill kanë për qëllim të ndihmojnë të rinjtë shqiptarë.

Pikërisht me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, do të mund të mobilohet kopshti 42 në kryeqytet, i cili po rindërtohet nga e para pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019./tvklan.al






Të ngjashme