Livorno- Në garazhin  të tij kishte 830 kg drogë, prej të cilave 564 kg marihuanë dhe 266 kg hashash, me vlerë mbi 2 milion Euro. Kjo është arsyeja përse një shqiptar 35-vjeçar, u vu në pranga nga policia italiane, raporton Ansa.

Operacioni që çoi në arrestimin e shqiptarit, nisi pasi një person anonim njoftoi policinë, i cili i tha se një njeri i armatosur ishte duke ecur me një automjet ngjyrë gri në zonen e Montebello.

Menjëherë karabinierët shkuan në zonën që u njoftuan dhe kapën në flagrancë shqiptarin brenda makinës teksa ishte duke hyrë në garazhin e tij në rrugën Ebat, ku ishte dhe droga. Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij, iu gjet një pistoletë lodër.

Arma lodër i kushtoi shqiptarit shumë, pasi ishte ajo arsyeja që një person telefonoi policinë.

/tvklan.al