Eddie Murphy

Filmi “Coming America” do të ketë një tjetër vazhdim. Prodhimi kinematografik do të sjellë edhe njëherë aktorin e famshëm Eddie Murphy.

Për shkak se kinematë vijojnë që të jenë të mbyllura dhe fati i tyre ende nuk dihet sesi do të shkojë drejtuesit e këtij filmi kanë vendosur që ta shfaqin direkt në platfomën digjitale Amazon Prime.

Sipas “CinemaBlend”, studioja filmike “Paramount Pictures”, ia ka shitur të drejtat autoriale të vazhdimit të dytë të komedisë hit të vitit 1988, platformës Amazon ku edhe do të fillojë së transmetuari në Dhjetor të këtij viti.

Në filmin e parë, personazhi i Murphyt, Princi Akeem udhëton drejt New Yorkut për t’i ikur martesës së organizuar nga familja mbretërore, dhe kërkon që të nisë një jetë shumë të thjesht në Amerikë.

Vazhdimi i dytë i këtij filmi tregon se Akeem duhet të bëhet mbret i shtetit të imagjinuar afrikan, Zamunda, si dhe mëson se e ka një djalë në Amerikë të quajtur Lavelle, për ekzistencën e së cilit nuk ka qenë në dijeni. Me regji nga Craig Brewer, në film do të marrin pjesë edhe aktorët, Tracy Morgan, Arsenio Hall dhe Wesley Snipes.

“Coming 2 America” është projekti i parë për këtë vit që do të shfaqet në një platform digjitale për shkak se po të publikohej në kinema humbjet do të ishin të mëdha si pasojë e pandemisë Covid 19.

Klan Plus