Analistët serbë: Do ishte vazhdim i “status-quo”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është pro dialogut, por thekson pesimizëm në vazhdimësi. Ka nxjerrë mundësinë e ofertës, deri në fund të vitit, të një lloj “Ahtisari plus” që do të nënkuptonte autonomi për serbët. Analistët thonë se ekziston mundësia për një zgjidhje të tillë, por është vazhdim i status quo-së.

Analisti Dushan Spasojeviç, thotë se ka shumë të tillë që besojnë se duhet gjetur një zgjidhje që nënkupton lëvizje nga gjendja e tanishme, por që të mos nënkuptojë zgjidhje përfundimtare.

“Kërkohet një lloj “staus-quoje” që do të tregonte se të gjithë kanë bërë diçka dhe kanë treguar vullnet të mirë dhe se bashkësia ndërkombëtare ka arritur sukses. Por, të vijë deri tek një mes i artë që mund të ndihmoj jetën e përditshme, por që të mos shkohet në zgjidhjen përfundimtare pasi arritja e saj tani është e vështirë”, tha analisti.

Ideja është që zgjidhja të ndodhë para zgjedhjeve amerikane. Shpejtësia në Serbi është sqaruar me idenë se shqiptarët shpresojnë humbjen e Presidentit amerikan.

Analisti Stefan Surliç, thotë se idetë në dialog janë ezauruar pasi ato ekzistojnë prej dekadash. Lëvizjet nuk mund të jenë të mëdha, përveç idesë amerikane që përmes ekonomisë të arrihet tek politika. Suksesi i ekonomisë pa status politik Surliç i duket e dyshimtë.

“Të gjitha ato që ofrohen janë variacione në të njëjtën gjë. Thelbi është se Kosova dëshiron njohje të plotë ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kurse Serbia nuk e lejon këtë pa një lëshim të caktuar. Ky lëshim është kryesisht territorial pasi mund të përjetohet si satisfaksion konkret për humbjen e Kosovës”.

Ajo që Presidenti serb ka përmendur për të ka tingëlluar si ofertë para aktit të kryer. Por, siç ka thënë Vuçiç, ideja e tij e dikurshme ka dështuar. Idenë e ka të blej kohë aq sa mundet dhe për zgjidhjen e së ardhmes do ta pyes popullin. Pasi është e papranueshme, por nuk guxohet të refuzohet.

Tv Klan