Grupi folklorik “Mirdita” është krijuar rreth 70 vite më parë. Për arritjet në afro 7 dekada, në vitin 2005, ish-presidenti Bujar Nishani vlerësoi me titullin “Mjeshtër i Madh”, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e institucionit të Presidentit, Ansamblin Artistik “Mirdita”, për ruajtjen dhe përcjelljen ndër breza të folklorit të Mirditës.

Sot në programin “Rudina”, në Tv Klan ishin të ftuar në studio, grupi i valltarëve dhe drejtori i kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku.

“Ne jemi një popull që kërcejmë, ngazmohemi në mënyrën tonë edhe kur jemi keq. Madje ka një shprehje që: Një popull që kërcen, që këndon meriton të jetojë. Kjo lloj kauze është një kauzë që ansambi “Mirdita”, është një nga ansamblet emblematikë pikërisht sepse ka bërë që populli të dojë trashëgiminë e vet kulturore, të dojë artin, të këndojë dhe të kërcejë”.

Më tej, ai shton se pas viteve 1950, ky ansambël mori një organizim dhe përhapje më masive.

Është një nga ansamblet më emblematike, një nga ansamblet, që vjen si trashëgimi e viteve. Më parë folklori ishte nëpër oxhaqe, kulla, sofra dhe me radhë, por organizimi më masiv është ky që bëhet pas viteve ’50″./tvklan.al