Një ndër atentatorët që mbante eksploziv në sulmet terroriste në Bruksel, ka punuar si pastrues në zyra e Parlamentit Europian.

Lajmin e bën të ditur BBC, e cila citon një burim që nuk dëshiron të identifikohet. Sipas tij prej terrorristëve ka qenë i punësuar si pastrues gjatë periudhës së verës, në vitet 2009 dhe 2010.

Sipas këtij burimi ai është Najim Laachraoui. Aktualisht Laachraoui, është një ndër të dyshuarit kryesor që është ende në arrati, pas sulmeve në Paris dhe Brukselit.

Parlamenti Europian ka thënë se firma që merret me pastrimin ka dhënë prova që të punësuarit e saj, nuk kanë patur dosje kriminale.

Kryeministri Belg, ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij kundër terrorizmit duke thënë se Belgjika nuk është “një shtet i dështuar”. Charles Michel, ka thënë se të gjithë duhet të marrin një pjesë të fajit të asaj që ndodhi më 22 Mars./tvklan.al