“
Një prej ditëve më të zeza për Zelandën e Re
” e ka cilësuar kryeministrja Jacinda Ardern, këtë të premte, kur në shtetin e saj u vranë 49 persona në sulmet me armë ndaj dy xhamive.
Ky sulm “
mund të përshkruhet vetën si një sulm terrorist
”, tha ajo, duke shtuar: “d
y eksplozivë janë gjetur në makinat e të dyshuarve dhe sulmi rezulton të ketë qenë i mirëplanifikuar
” .
“
Ajo çfarë ndodhi në Christchurch është një akt i jashtëzakonshëm dhune të pashembullt. Një akt i tillë nuk ka vend në Zelandën e Re. Shumë prej viktimave janë anëtarë të komunitetet tonë të emigrantëve dhe Zelanda e Re është shtëpia e tyre, ata janë ne.
” Ardern tha se personi që ka kryer këtë akt nuk ka vend në këtë shtet.
I tmerruar nga sulmi u shfaq edhe kryeministri i Australisë, Scott Morrison. “
Jam i tmerruar nga raportimet se një prej të arrestuarve ishte nënshtetas australian dhe përshkruhej si një “terrorist i dhunshëm i ekstremit të djathtë”. Australianët qëndrojnë pranë neozelandezëve sot në këtë ditë të zezë, kur dhuna u ka vjedhur paqen dhe pafajësinë
”, tha ai.
1 prej 4 të arrestuarve transmetoi live në rrjetet sociale të gjithë masakrën dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.
Dy xhamitë në Christchurch ishin mbushur me besimtarë, të cilët ishin mbledhur për lutjet e së premtes në momentet e sulmeve. Në njërën prej xhamive pritej mbërritja edhe e skuadrës së kriket të Bangladeshit në kohën e masakrës.
/tvklan.al