Një çift të cilët premtuan dekada më parë që do të martoheshin me njëri-tjetrin në qoftë se ata do të ishin ende beqarë rreth moshës 50-vjeçare.

Kimberley Dean, 51 vjeç, dhe Ron Palmer, 54 vjeç, lidhën martesë javën e kaluar duke përmbushur premtimin që kishte filluar si një shaka e vërtetë.

Sipas Daily Mail, çifti, nga Minesota, kanë qenë miq për 37 vjet me radhë. Ata ishin të dashur gjatë shkollës së mesme, por u ndanë pasi Ron donte të shijonte jetën.

“Mendoja se në atë moshë, kishte vajza sa të duash dhe unë do lidhesha me dikë, kështu që u ndamë”, tha ai. “Por u ndamë me mirëkuptim. Ne mbetëm miq”.

Për vite me radhë, Ron dhe Kimberley, merrnin në telefon njëri-tjetrin sa herë që njëri prej tyre ndahej nga partneri. Ishte një telefonatë e tillë që solli përmbushjen e premtimit të tyre.

Premtimi daton disa dekada më parë, ndonëse as Ron as Kimberley nuk mund të kujtojnë datën e saktë./tvklan.al