Një rënie shifrat e Covid në Maqedoninë e Veriut



Një rënie shifrat e Covid në Maqedoninë e Veriut

20:10 09/04/2021

Në një shënohen mbi 8800 raste të reja dhe 327 viktima

Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se po ulet presioni ndaj sistemit shëndetësor, si dhe numri i të shtruarve nëpër Covid-qendrat e vendit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë koordinimit ditor me Drejtorët e Klinikave të Shkupit, ka thënë se sipas analizave epidemiologjike, infektimet në valën e tretë po shënojnë rënie duke bërë thirrje që të respektohen masat.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me Covid-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.699. Shumë prej të hospitalizuarve të rinj janë të moshës së re, tek të cilët edhe janë paraqitur komplikime nga virusi.

Ndërkohë, sipas vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit, gazeta “Financial Times” ka renditur Maqedoninë e Veriut në vendin e 3-të në listën botërore me 2 viktima në 100.000 banorë.

Vendi i dytë në këtë listë i takon Bosnjë e Hercegovinës me 2.31 viktima, derisa Hungaria është në vendin e parë me 2.44 viktima nga Covid-19.

Lidhur me infektimet e reja, RMV-ja ynë pozicionohet në vendin e 11-të në botë me 52.8 infektime në 100.000 banorë. Nga 1 deri më 8 Prill, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 8.876 infektime të reja, kurse brenda një jave janë shënuar madje 327 viktima. 

Klan News







Të ngjashme