Barcelona është duke pësuar ndryshime të mëdha. Pas largimit të Quique Setien dhe vendosjes së Roald Koeman në timonin e skuadrës, ekipi ka pësuar ndryshime edhe sa i përket stërvitjeve.

“Nuk është sekret, që sesionet trajnuese te Barcelonës nuk ishin në standardin e duhur prej disa kohësh”, shkruan Marca.

Në fakt, disa lojtarë të ndryshëm janë ankuar për nivelin e ulët të intensitetit të trajnimit sapo kanë lënë klubin. Kjo shpjegon edhe performancat e dobëta përballë klubeve të mëdha si Bayern Munich dhe Liverpool.

Ndërkohë me marrjen e frenave të skuadrës në dorë, holandezi Koeman sapo ka zbritur në Camp Nou ka vendosur tjetër regjim stërvitjeje. Ai ka zgjatur sesionet nga 1 orë në 90 minuta dhe ka rritur intensitetin e tyre.

“Ky ndryshim po ndihet nga lojtarët e Barcelonës, veçanërisht nga të vjetrit”, shkruan Marca.

Gazeta sportive spanjolle shton më tej dhe e krahason Koeman me një “rreshter” në dhomat e zhveshjes.

“Nuk është sigurt nëse do të jenë të suksesshëm këtë sezon, por me siguri do të vrapojnë shumë”, shkruan Marca.

I tillë do të jetë edhe Messi. Edhe pse u përfol që do të largohej nga Barcelona këtë sezon, ku në fakt kjo ishte edhe dëshira e tij, por asnjë skuadër nuk paguante dot klauzolën, Messi është kthyer në stërvitje pikërisht me regjimin e ri të “rreshterit” Koeman./tvklan.al