Veliaj: Një ngjarje e shënuar për shqiptarët

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Emërtimi i ri i rrugës u vendos me një ceremoni të veçantë ku krahas komunitetit shqiptar morën pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj homologu i tij në Nju Jork, dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

“Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë energji pozitive, kaq shumë dashuri dhe kaq shumë mirësi se sa këtu, në rrugën “Skënderbej” në Nju Jork. Një super bravo për Mark Gjonajn, për djemtë dhe vajzat e shkëlqyera, për brezat e rinj, që i pamë këtu, për kombin tonë të bukur, njerëz të punës”.

Veliaj  theksoi se sot shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë.

“Ka shumë njerëz që thonë se ne jemi një vend i vogël si territor, nuk jemi të mëdhenj si Amerika, ne jemi të vegjël edhe në numër, por sot kemi treguar se ne jemi aq të mëdhenj sa idetë tona, dhe për sa kohë idetë tona janë të mëdha, dhe për sa kohë idetë e Skënderbeut ishin të mëdha, kombi ynë është i madh dhe sot më i bashkuar se kurrë”.

Kryebashkiaku u shpreh se  kur shqiptarët janë bashkë, ata janë më të fortë, njësoj siç është mesazhi i Skënderbeut.

Tv Klan