Kemi sjellë edhe herë të tjera në vëmendje raste të kriminelëve që nivelin e inteligjencën nuk e kanë shumë të lartë.

Edhe këtë herë, kjo dyshe nuk ka zhgënjyer, duke na servirur një tjetër rast komik.

Bëhet fjalë për dy djem nga Britania, Stuart Baillie, 22 – vjeç dhe Brandon Jennings, 19 – vjeç, të cilët pasi vodhën një makinë Toyota Aygo vendosën të bënin disa foto dhe t’i postonin ato më pas në internet.

hajdutet

Por brenda një kohe shumë të shkurtër, imazhet brenda makinës së vjedhur ranë në dorën e viktimës, i cili e denoncoi rastin në polici, duke dhënë edhe emrat e tyre, që dy hajdutët ia kishin servirur vetë.

Sipas “The Sun”, autoritetet janë ende në kërkim të dy të rinjve. /tvklan.al