Një shkollë me emrin e Nënë Terezës, nis puna për ndërtimin e saj

Një shkollë me emrin e Nënë Terezës, nis puna për ndërtimin e saj

11:20 05/09/2019

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të përkujtuar në këtë ditë të veçantë bamirësen e madhe shqiptare Nënë Tereza, se sa puna për ndërtimin e një shkolle që do edukojë brezin e ri shqiptar. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin “Nënë Tereza”.

Falë këtij investimi, nxënësit e zonës së Institutit Bujqësor nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë. Gjithashtu do të eliminohet mësimi me dy turne në katër shkolla 9-vjeçare të zonës dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe duke shmangur trafikun e orëve të mëngjesit.

Edhe kjo shkollë është konceptuar që pas orarit zyrtar të mësimit të funksionojë si një qendër komunitare. Fëmijët do të mund të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat moderne të studimit, që do të jenë një aset i çmuar për banorët e Institutit Bujqësor. Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimëdhënies në kryeqytet. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT