53-vjeçari Arjanit Rizaj është qëlluar me armë para një spitali në Guajakil

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase raportojnë se 53-vjeçari Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë zjarri para një spitali, më datë 9 Nëntor rreth orës 20:30. Shqiptari kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe po qëndronte brenda një automjeti të parkuar para spitalit “Luis Vernaza”

Dëshmitarët thanë për autoritetet se në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Ata u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

Bashkëshortja e Rizajt ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë. Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi ishte pa dokumenta.

Ai mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij dhe i vëllai që banonte në Kanada.

Klan News