Ai nuk i ka mbushur akoma 20 vjeç, por ka një talent dhe pasion të jashtëzakonshëm në lojën e bilardos. Këtë pasion e ka nisur që në moshën 8-vjeçare, për të mos u ndalur dhe për të rrëmbyer trofe në të gjithë botën. Sot ai është kampioni në fuqi në të gjitha disiplinat e kësaj loje në nivel botëror, një fakt që duket gati i pabesueshëm.

Bëhet fjalë për Eklent Kaçin, i cili është kampioni në fuqi i botës në bilardo. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi këtë pasion të madh të tij dhe kupat e trofetë që ka fituar fillimisht në Shqipëri e deri në Shtetet e Bashkuara.

https://youtu.be/ZqTkomNkgGU?t=4m6s

“Ëndrrat e mia janë bërë realitet shumë shpejt. Por në moshën 8-vjeçare kur kam luajtur për herë të parë bilardo pashë njerëzit që më shikonin dhe thash

ë: Do ta filloj edhe unë këtë sport dhe do të bëhem më i miri. Fillova të luaj dhe pas disa muajsh lojë i munda të gjithë. Fitorja ime e parë ishte në lagje. Për të qenë një lojtar i mirë duhet të praktikohesh shumë dhe mendërisht duhet të stërvitesh. Kur praktikohesh shumë e ndjen që je gati për ndeshje dhe e kontrollon lojën. Fitorja e fundit ishte në SHBA ku fitova titullin kampion bote në disiplinën 14+1. Kampionati 14+1 ishte kampionati i dytë ku merrja pjesë, sepse nuk e kisha praktikuar shumë. Në kampionatet 8-ësh, 9-ësh dhe 10-ësh jam në të gjitha i pari dhe doja të provoja këtë. U shpalla kampion. Ishte pak e çuditshme, por me punë arrihet gjithçka. Është e vështirë të garosh në bilardo, sepse ka lojtarë nga e gjithë bota dhe lojtarë shumë të mirë, por unë u shpalla kampion”,

tha Kaçi.

/tvklan.al