Ribashkohet grupi “The Shblsh” në Tv Klan

Nata e ndërrimit të viteve në Tv Klan vjen me spektaklin e humorit “Klanifornia”.

Shumë surpriza, personazhe të njohur dhe muzikë e mirë në një transmetim maratonë do të shoqërojë publikun prej orës 21:00 në ekranin më të madh në territoret shqiptare.

Sot është zyrtarizuar se grupi i famshëm “The Shblsh” me Gentian Zenelajn, Julian Dedën dhe Ermal Mamaqin është bashkuar dhe do të rishfaqen sëbashku vetëm në ekranin e Tv Klan.

Një spektakël i vërtetë që nuk duhet humbur! Aktorët e humorit Marjana Kondi dhe Zef Deda, këngëtari Getoar Selimi, balerina Alba Hoxha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë vetëm disa nga surprizat që ka rezervuar Klanifornia për puntatën e fundit të këtij viti. /tvklan.al