Chrissy Teigen i ka shprehur edhe njëherë dashurinë bashkëshortit të saj këngëtarit John Legend duke bërë një tatuazh që i dedikohej atij. Modelja amerikane bëri tatuazh në kurriz titullin e këngës më të fundit të Legend, Ooh La.

35-vjeçarja shkroi në një mënyrë elegante në kurriz “Ooooh Laaa”. Nëna e dy fëmijëve e zbuloi tatuazhin në rrjetet sociale. Më pas ajo publikoi disa foto ku tregonte me krenari se çfarë kishte bërë.

John Legend ka treguar se ia ka kënduar për herë të parë këngën gruas në dhomën e gjumit./tvklan.al